Kurti takoi boksieren Donjeta Sadiku: Medaljen e artë më tha se ia ka dedikuar Kosovës

Lajme4 weeks ago57 Views

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, e ka takuar medalisten e artë të Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’, boksieren Donjeta Sadiku.

Kurti thotë se boksierja Sadiku i ka thënë se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës, kurse ai e ka falënderuar “përzemërsisht për punën e pandalshme dhe angazhimin e pashoq në sportin e boksit.”

“Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është historike. Përderisa Donjeta, së bashku me trajneren e saj, Marjola Sallauka, menjëherë po përgatiten për Kampionatin Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, bashkërisht diskutuam edhe për medaljet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.” – ka shkruar Kurti në Facebook. Kurti është shprehur krenar edhe me boksin e Kosovës përveçse me xhudon. 

“Faleminderit për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare sportive.” – ka shtuar ai.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1624788912348163?ref=embed_post

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...