Vdekja e tretë në KEK brenda një muaji, Ymeri: Nuk zgjoi ndërgjegjen e qeverisë, as prokurorisë

Lajme1 month ago55 Views

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar pas vdekjes së Arbenit Ahmetit në KEK, duke e cilësuar rastin si vdekjen e tretë në këtë korporatë brenda një muaji e pak.

Ymeri u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Ahmetit, ndërsa ka ngritur shqetësimin për mungesën e reagimit nga Qeveria dhe Prokuroria Speciale.

Ajo ka kërkuar hetim për rrethanat që po çojnë në humbjen e jetëve të punëtorëve në KEK, ku shteti i Kosovës është aksionar 100 për qind, si dhe ka bërë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe, nëse është e nevojshme, dorëheqje.

“Lutem që të zgjohemi para tragjedisë tjetër”, ka shkruar Ymeri, duke kërkuar që 20 gushti 2026 të shënohet si dita kur edhe vdekja e tretë në KEK nuk zgjoi ndërgjegjen e institucioneve.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...