Kurti pas takimit me LDK-në: “Bisedime serioze” për presidentin, emrat mbeten ende të ndjeshëm

Lajme1 month ago52 Views

Albin Kurti doli nga takimi tre me tre me Lidhjen Demokratike të Kosovës duke e cilësuar diskutimin si “serioz”, ndërsa palët ranë dakord që fillimisht të konsultohen brenda subjekteve të tyre para se të flasin publikisht për kandidatë.

Kurti tha se në takim nuk janë diskutuar vetëm emrat, por kryesisht kriteret, vlerat dhe parimet që duhet t’i përmbushë presidenti i ardhshëm i Kosovës. Ai theksoi se bisedimet janë ende të ndjeshme dhe se për këtë arsye nuk mund të japë më shumë detaje.

“Po përpiqemi makismalisht. Nuk janë në radhë të parë interesat e ngushta as ambiciet individuale. Kemi vullnet për interes dhe përgjegjësi shtetërore e demokratike. Për kreun e shtetit, shprehjen e unitetit të popullit që mishërohet me një president të ri kushtetuese.
Ju me të drejtë pyesni për emrat e përvetshëm, ne sot diskutuam hollësisht e thellësisht për kriteret, standardet, që duhet t’i ketë figura presidenciale. Vlerat e parimet. Vëzhguam edhe aspektin e viteve dhe dekadave dhe historisë tonë, shikuam sektorët të ndryshëm të shoqërisë dhe profesionev,e por mqenëse është proces shumë i ndjeshëm dhe vendim tejet i rëndësishëm. Pa shkuar ne në konsultime në subjekte tona në këtë fazë nuk mund të them më shumë se kaq. Nuk është ky vendi ku unë mund të flas për emra.”

Kurti tha se vazhdon të ketë gatishmëri për të biseduar edhe me PDK-në dhe AAK-në, ndonëse sipas tij komunikimi me këto parti ka qenë i kufizuar.

“Nuk mund të sillemi se unë nuk kam provuar të takohem me subjektet e tjera, ju e dini që kryetari i Aleancës refuzon të trakohet me mua, ndërakq ai i PDK-së është takuar një herë. Unë i falënderoj për kommunikim, sepse më duhet ta pranojë që edhe kur nuk kemi takime kemi komunikim. Kjo tashmë nuk varet prej meje. Nëse ka sadopak vullnet nga ana e PDK-së dhe AAK-së. Unë jamë më shumë se sa i gatshëm.”

Ai e veçoi takimin me LDK-në si një diskutim të fokusuar vetëm te figura presidenciale.

“Tash jemi në bisedime serioze me LDK-në. Ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale. Edhe njëherë po e theksoj, kriteret, parimet dhe rrethanat dhe çfarë figurash me cilat vlera e kontribtue dhe merita. Duam presidente/e meritor/e kushtetutuewse që reflekton vlerat e shoqërisë tonë dhe ka kontribut për popullin dhe në presion të caktuar. Dhe në këtë mënyrë nuk ngjall dilema për rolin fisnik që do t’i duhet ta kryejë në pesë vitet e ardhshme.”

Nga LDK-ja, kryetari Lumir Abdixhiku tha se në takim janë diskutuar profilet dhe kriteret për presidentin e ardhshëm, por jo emri i kandidatit. Sipas tij, palët kanë rënë dakord që të zhvillojnë diskutime të brendshme në partitë e tyre për të gjetur një emër konkret.

“Diskutuam me vullnet të lirë për kriteret dhe profilin potencial të presidentit të ardhshëm, ka vullnet të dyanëshëm. Një president që e mbron Republikën dhe një figurë që e ushtron unitetin, duam një figurë që e ushtron me dinjitet postin e presidentin. Gjendja është shumë sensitive dhe kërkuam periudhë diskutabile të brendhshme para se të vijmë me emra specifik, por na duhet ende kohë”, ka thënë Abdixhiku.

Takimi vjen disa ditë pasi LDK-ja bëri të ditur se ka hequr dorë nga kërkesa që posti i presidentit t’i takojë kësaj partie, duke shprehur gatishmëri për të negociuar për një kandidat konsensual. Kurti, para takimit, kishte thënë se po shkonte në bisedime “me mirëbesim”.

Megjithatë, nga Vetëvendosje kanë ardhur sinjale se diskutimet mund të kenë kaluar tashmë në nivelin e emrave. Deputeti i zgjedhur i VV-së, Blerim Gashi, tha në KTV se Kurti kishte shkuar në takim me një emër konkret.

“Ka përfunduar koha kur nuk ka emra. Natyrisht ka emra. Kurti ka shkuar me emër për president në takim”, tha Gashi.

Edhe Albulena Haxhiu ka lënë të kuptohet se tashmë është koha për të diskutuar për kandidatë konkretë.

“Ka ardhur koha që të fillojmë të flasim me emra të përveçëm për një kandidat konsensual, e që s’është i ndonjë partie politike”.

Emri i mëhershëm i propozuar nga Vetëvendosje ishte Feride Rushiti, kandidaturë e cila u kundërshtua nga një pjesë e madhe e partive opozitare.

Pas takimit, megjithatë, emri i presidentit të ardhshëm mbetet ende jashtë diskutimit publik. Kurti dhe Abdixhiku kanë lënë të kuptohet se fillimisht do të kërkohet pajtimi brenda partive, përpara se të hidhen në tavoline kandidaturat konkrete.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...