
Në një reagim të tij, Sadiku ka thënë se kanë kaluar 10 ditë nga bllokimi i Kuvendit, duke pretenduar se qëllimi i Vetëvendosjes është dërgimi i vendit në zgjedhje të reja më 27 dhjetor.
Sipas tij, vendimi i LDK-së ka rrëzuar arsyetimet se po priten marrëveshje apo takime për tejkalimin e situatës.
“Thjesht po bllokojnë”, ka shkruar Sadiku, duke e përmbyllur reagimin me fjalën “Bllokues”.






