Nuk konstituohet kuvendi, Kurti kërkon kohë: Dehari ia miraton dhe ndërpret seancën

Lajme1 month ago63 Views

Avni Dehari ka ndëprerë seancën konstitutive.

Këtë e bëri pas kërkesës nga Albin Kurti i cili kërkoi kohë “për bisedime” me partitë tjera.

Ai nuk dha as emër si propozim për kryetar të kuvendit.

“Kërkojmë kohë shtesë që ti japim shtesë bisedimeve për president ose presidente,” tha Kurti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se bisedimet për krijimin e një dakordimi politik janë rifilluar këtë javë, pasi më herët ishin pezulluar për shkak të zhvillimeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kurti ka thënë se VV-ja synon të zhvillojë bisedime edhe me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën, duke kërkuar një marrëveshje sa më të gjerë politike.

“Bisedimet u pezulluan për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK, rifillimi u bë në këtë javë. Duam bisedime edhe me PDK-në dhe AAK-në”, ka deklaruar Kurti në seancën e sotme, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se ato erdhën si pasojë e moszgjedhjes së presidentit në muajin prill.

“Zgjedhjet e 7 qershorit u shkaktuan sepse në prill nuk u zgjodh presidenti. Duam të ecim përpara bashkërisht, por na duhet dakordim sa më i gjerë, siç e kërkon kushtetutshmëria”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përmbyllet me sukses, pasi një tjetër dështim do ta çonte vendin drejt një situate të re politike.

“Konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë sërish drejt një shpërndarjeje të Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme të arsyeshme”, është shprehur Kurti.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...