
“Nuk ka ndryshuar asgjë. Ajo që mund të them, ne jemi me një seancë të vonuar, konstituimi është dashur të ndodhë pas certifikimit të rezultateve. Nuk ka asnjë arsye dhe justifikim për këtë shtyrje. Kosova nuk ka kohë ta humb me lojëra dhe pazare politike”, ka thënë Tahiri.
Ai ka theksuar se AAK-ja do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve, duke rikujtuar qëndrimin publik të partisë.
“Aleanca do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve politike, ne kemi një qëndrim publik politik dhe nuk ka lidhje me pozitë. Brenga jonë është që Kosova po shkon mbrapa dhe në të gjitha këto procese do ta luajmë rolin tonë. Ne i kemi gjashtë pika tjera, do të marrim pjesë në konstituimin e Kuvendit”, është shprehur ai.
I pyetur nëse AAK-ja do ta votojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, Tahiri ka thënë se përgjegjësia bie mbi partinë fituese.
“Lëvizja i ka shumicën, mandatin e vet. Ne nuk jemi pjesë e një marrëveshjeje të tillë e as e një diskutimi. Qëndrimi jonë është: mos e bllokoni Kosovën, shihni ku kemi ardhur. Që dy vjet me ushtrue detyrë. A e dini që sot në ulëset e deputetit ulen ministra që janë edhe deputetë, kjo është shkelje e ligjit”, ka deklaruar ai.
Sa i përket mundësisë së një takimi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Tahiri ka kërkuar përgjigje për kërkesat programore të Aleancës.
“Ai do të ishte mirë të përgjigjej në kërkesat tona që nuk kanë lidhje me hise në pushtet. Një kryeministër i përgjegjshëm që sheh në publik një platformë programore në të mirë të Kosovës. E unë po e pyes kryeministrin dhe Lëvizjen se cila pikë e jona është e dëmshme për Kosovën”, ka thënë Tahiri.






