Seanca konstituive: A do të ‘kalojë’ Kuvendi në tentimin e parë?

Lajme1 month ago49 Views

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të legjislaturës së XI-të, e cila do të nisë në orën 10:00 në sallën plenare të Kuvendit.

Sipas rendit të ditës, fillimisht do të bëhet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, më pas deputetët do të bëjnë betimin, ndërsa në vazhdim pritet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Para kësaj seance, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte ftuar për dy herë në takim liderët e partive parlamentare në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e institucioneve.

Në takimin e parë morën pjesë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përfaqësuar nga Ardian Gjini, refuzoi pjesëmarrjen.

Në ftesën e dytë, Kurti u takua vetëm me Abdixhikun. Takimi zgjati afro tre orë, por përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete. Pas takimit, Abdixhiku deklaroi se nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

Ndërkohë, PDK-ja ka bërë të ditur se do të mbetet në opozitë, kurse AAK-ja ka përsëritur se nuk do të jetë pjesë e asnjë formule qeverisëse.

Mbetet të shihet nëse gjatë seancës së sotme do të sigurohen votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit në tentativën e parë, apo vendi do të përballet sërish me bllokadë institucionale.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...