Shoqata e Qumështit thirrje Ministrisë: Publikoni provat jo vetëm prezantimet, kundërshtojmë dënimin publik pa prova

Lajme1 month ago25 Views

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës, e cila, përfaqëson kompanitë Aldi, Bylmeti, Drena, Golaj SHPK, Bio Sharri Progress, Kabi, Magic Ice, Qaushi, Rugove, Sharri Prizren, Abi, Vita, Jeti, Koral dhe Sharri Kuk, ka shprehur shqetësimin e saj, lidhur me mënyrën se si ministria e Bujqësisë, dhe, AUV, i kanë prezantuar rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit.

Nga SHIQK, thuhet edhe se ata e mbështesin plotësisht kontrollin institucional, sigurinë ushqimore dhe marrjen e masave ndaj çdo operatori që ka shkelur ligjin, porse, shtohet nga shoqata, asnjë kompani dhe asnjë sektor nuk mund të dënohet publikisht pa u publikuar analizat origjinale, dokumentacioni përkatës dhe provat e verifikueshme.

‘‘Në konferencë u deklarua se janë marrë 495 mostra, janë analizuar 471 prej tyre dhe janë identifikuar 93 mospërputhje. Por publikut nuk iu prezantuan raportet e plota laboratorike, etiketat origjinale të produkteve, numrat e loteve, datat e mostrimit, procesverbalet dhe metodat laboratorike të përdorura’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Nga shoqata, është kërkuar; Emri i produktit, prodhuesin ose importuesin dhe numrin e lotit; Fotografia dhe kopja e etiketës origjinale; Data, vendi dhe procesverbali i marrjes së mostrës; Metodën laboratorike dhe statusin e akreditimit; Lista e plotë të 93 mospërputhjeve; Sqarimi për dallimin ndërmjet 495 mostrave të marra dhe 471 të analizuara.

Ndryshe, anëtarët e lartpërmendur të kësaj shoqate, grumbullojnë së bashku mbi 300,000 litra qumësht në ditë, duke përfaqësuar pjesën dërrmuese të përpunimit të qumështit vendor dhe mijëra fermerë në mbarë Kosovën.

‘‘Njëkohësisht, vërejmë se në diskutimet publike dhe institucionale është përfshirë edhe organizata e quajtur “Shoqata e Qumështorëve të Kosovës”, e cila, sipas informacioneve që disponojmë, përfaqësohet nga kompania Ajka përmes z. Ramadan Mema. Sipas të dhënave tona, kjo kompani grumbullon rreth 1,000 litra qumësht në ditë dhe për këtë arsye, vlerësojmë se kjo organizatë nuk mund të konsiderohet përfaqësuese e industrisë së qumështit në Kosovë. U bëjmë thirrje institucioneve që në proceset e konsultimit dhe vendimmarrjes të mbështeten te organizatat që përfaqësojnë realisht sektorin, mbi bazën e anëtarësisë, kapacitetit prodhues dhe peshës së tyre në treg, duke siguruar transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë operatorët’’, thuhet nga Shoqata mes tjerash.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...