
Abdixhiku ka mbërritur së bashku me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa takimi pritet të nisë në orën 18:00.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut vjen pas ftesës së kryeministrit në detyrë drejtuar partive opozitare për diskutime lidhur me zhvillimet politike dhe konstituimin e institucioneve të reja.
Pas takimit pritet që palët të deklarohen për media.






