Shoqata e Qumështoreve të Kosovës: Produktet me vaj palme dhe qumësht pluhur duhet të hetohen

Lajme1 month ago28 Views

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka reaguar pas konferencës që është mbajtur sot nga Ministria e Buqjësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë lidhur me analizat në sektorin e qumështti në Kosovë.

Nga kjo shoqatë thonë se në këtë konferencë janë prezantuar gjetjet sa i përket vajit të palmës dhe qumështit pluhur, duke shtuar se kjo tregon dhe dëshmon se shqetësimet që i kanë ngritur ndër vite kanë qenë të drejta dhe të sakta.

“Vaji i palmës dhe qumështi pluhur duhet të ndalohen në fabrikat e përpunimit të qumështit në Kosovë.Fshehja masive e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit tregon se jemi duke u përballur me një problem jashtëzakonisht të madh, i cili mund dhe duhet të ndalet.Qindra miliona kilogramë produkte me vaj palme dhe qumësht pluhur duhet të hetohen, ndërsa përgjegjësit duhet të përballen me ligjin”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Reagimi i plotë:

GJETJET E SOTME TË AUV-IT DUHET TË SHËNOJNË FUNDIN E HESHTJES!Konferenca e ministrit të Bujqësisë, z. Armend Muja, në AUV, sot më datë 04.08.2026, përmes së cilës u prezantuan gjetje skandaloze sa i përket vajit të palmës dhe qumështit pluhur, tregon dhe dëshmon se shqetësimet tona, të shprehura ndër vite, kanë qenë të drejta dhe të sakta.

Vaji i palmës dhe qumështi pluhur duhet të ndalohen në fabrikat e përpunimit të qumështit në Kosovë.Fshehja masive e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit tregon se jemi duke u përballur me një problem jashtëzakonisht të madh, i cili mund dhe duhet të ndalet.

Qindra miliona kilogramë produkte me vaj palme dhe qumësht pluhur duhet të hetohen, ndërsa përgjegjësit duhet të përballen me ligjin.Konsumatorët e Kosovës duhet të qetësohen dhe të rikthehet besimi i tyre, si ndaj produkteve vendore, ashtu edhe ndaj produkteve të importuara.

Kontrollet e realizuara nga AUV janë për t’u përkrahur dhe për t’u falënderuar.

Ato janë një hap i rëndësishëm drejt transparencës, kontrollit dhe mbrojtjes së konsumatorit.Shoqata e Qumështoreve i bën thirrje AUV-it që të vazhdojë me të njëjtin intensitet kontrollet dhe hetimet, deri në demaskimin dhe ndalimin e plotë të çdo keqpërdorimi që bëhet në dëm të fermerëve, konsumatorëve dhe shtetit në përgjithësi.

Interesi publik është mbi gjithçka tjetër.SIGURIA USHQIMORE DUHET TẼ JET PRIORITET KOMBẼTAR .Detyra jonë është që, me përgjegjësi dhe përkushtim, të jemi në shërbim të këtij qëllimi: mbrojtjes së fermerëve, mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë ushqimore në Kosovë.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...