
R.T është arrestuar në Zonën e Kralevës.
Sipas pretendimeve të autoriteteve serbe ai dyshohet se ka qenë i angazhuar në mbledhjen dhe dërgimin e të dhënave dhe informacioneve lidhur me aktivitetet e ish-pjesëtarëve dhe pjesëtarëve aktualë të Ushtrisë së Serbisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe strukturave të tjera të sigurisë.
Sipas autoriteteve serbe, këto veprime kanë çuar në arrestimin e disa personave të nacionalitetit serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe në “largimin e një numri më të madh serbësh nga Zubin Potoku dhe veriu i Kosovës”.






