
Hoti ka theksuar se nga ky kuvend LDK-ja do të dalë e bashkuar, duke shtuar se vullnetit të Kuvendit sot do t’i nënshtrohen të gjithë.
“Kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, të debatit të hapur e të respektit të secilit për secilin. Në këtë Kuvend fitues do të jetë LDK-ja. Sepse Kuvendi nuk është kundër askujt. Kuvendi është thirrur për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e LDK-së. Vullnetit të Kuvendit do t’i nënshtrohemi të gjithë, pa përjashtim. Nga Kuvendi do të dalim të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas Hotit, Kuvendi që do të mbahet sot pasdite do ta kthejë LDK-në si forcën kryesore politike.
“Vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë Kosovës. Një LDK e dobët është në interes vetëm të kundërshtarëve politikë, që duan një skenë politike pa alternativë”.






