
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se janë kultivuar rreth 20 bimë marihuanë.
“Në dy raste të ndara, një në Pejë dhe një në komunën e Istogut janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit dy persona për kultivim të bimëve narkotike të llojit marihuanë. Janë diku rreth 20 bimë narkotike të kultivuara në dy rastet”, tha Nikçi.
Ai tha se lidhur me këto raste, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojahme hetimore nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës- Njësiti për Luftimin e Narkotikëve të Policisë së Kosovës në Pejë.
“Gjithashtu, prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do t’i ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale”, tha Nikçi. /BetimipërDrejtësi






