Tre të lënduar në një aksident në Zabel të Drenasit

Lajme, Përzgjedhja Jonë2 months ago30 Views

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në këtë rast ishin të përfshirë tre vetura.

“Rreth orës 12:30, në stacionin policor të Drenasit është pranuar informata për një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia është duke i zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...