Endrit Thaçi kujton momentin kur Joe Biden e quajti Hashim Thaçin “George Washingtoni i Kosovës”

Lajme2 months ago43 Views

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rikujtuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës, 22 korrikun, ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ai ka publikuar një fotografi të ish-zëvendëspresidentit amerikan në atë kohë, Joe Biden me Hashim Thaçin.

“Një ditë para shpalljes së vendimit të GJND-së, më 21 korrik 2010: Zëvendëspresidenti Biden ia dha Babit titullin më të nderuar: George Washingtoni i Kosovës. Krenari pafund!”, ka shkruar ai./Periskopi/

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...