
Wilson tha se këto deklarata të neveritshme, janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë nëse Beogradi duhet ta organizojë sesionin vjetor për vitin 2027.
“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e Qeverisë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të organizuar sesionin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka shkruar ai në X.
These disgusting and inflammatory remarks by a leader in the Serbian government is precisely why the @oscepa should not consider Belgrade’s bid to host the 2027 annual meeting. The OSCE is designed to build consensus in Europe, not reignite ethnic tensions. #Charleston2027…— Joe Wilson (@RepJoeWilson) July 21, 2026
Duhet theksuar se ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ditë më parë u deklarua në televizionin serb “Kurir TV”, duke thënë: “Po të isha në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”.
Për këtë deklaratë reagoi edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili theksoi se ajo nuk përfaqëson politikën e Presidencës apo të Qeverisë së Serbisë.
“Politika jonë bazohet në dialog, kompromis, paqe dhe stabilitet, e kurrë në spastrim etnik. Ky është qëndrimi ynë dhe duhet të jetë krejtësisht i qartë”, deklaroi Vuçiq.
Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës e shpalli Paunoviqin “persona non grata”, duke i vendosur ndalim të përhershëm të hyrjes dhe kalimit transit në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, kjo deklaratë skandaloze e ministres serbe ka ngjallur reagime të shumta, si brenda Kosovës, ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare.
Duhet theksuar se kongresmeni republikan, Joe Wilson, është anëtar i vjetër i Komitetit për Punët e Jashtme dhe Komitetit të Shërbimeve të Armatosura. Gjithashtu, ai mban rolin e kryetarit (Co-Chairman) të Komisionit të Helsinkit (CSCE), ku shpesh është i angazhuar me çështje që lidhen me Ballkanin Perëndimor






