
Në njoftim të Prokurorisë është thënë se të dyshuarit duke përdorur dokumente të falsifikuara të Serbisë janë paraqitur rrejshëm si pronarë të një prone në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës. Ata me këto dokumente dhe identitet të rremë, sipas njoftimit, “kanë realizuar shitjen e një parcele në sipërfaqe prej dy hektarësh, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm material në vlerë 1.550.000 euro euro”.
Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës që ka bërë të ditur se dy prej të arrestuarve janë shtetas serbë. Aty thuhet se parcela u tentua të shitej përmes noterit.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
E Prokuroria ka bërë të ditur se do të kërkojë paraburgimin për ta.






