Rama i ndan mirënjohje grupit ‘‘Marigona’’: Me këngët e tyre kënduam shqip kur kishte peshë të veçantë, Prishtina s’ju harron

Lajme, Përzgjedhja Jonë2 months ago37 Views

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka ndarë mirënjohje grupit ‘’Marigona’’.

Rama ka thënë se me këngët e këtij grupi, është kënduar shqip, kur kjo ka pasur peshë të veçantë, dhe është ruajtur identiteti dhe është ëndërruar.

Postimi:

Në vitet e 90-ta, arti ishte mënyra jonë për të mbetur gjallë shpirtërisht.

Grupi “Marigona” ishte një prej zërave që i dha ritëm asaj shprese. Me këngët e tyre, kënduam shqip kur kjo kishte peshë të veçantë, ruajtëm identitetin dhe ëndërruam bashkë.

Sot pata kënaqësinë t’i pres në Odën e Kryeqytetit, për t’u ndarë mirënjohje në emër të qytetarëve të Prishtinës, në prag të koncertit të tyre të fundit të karierrës.

Shijojeni koncertin nesër 🫶

Prishtina s’ka me ju harru.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...