Aktakuzë ndaj gjashtë personave për grup kriminal në Pejë

Lajme2 months ago40 Views

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave me inicialet A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O., nën dyshimin se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar dhe kanë kryer disa vepra të rënda penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprat penale “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit, gjatë periudhës korrik 2024 – janar 2025 në Pejë, kanë vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, i cili dyshohet se kanë planifikuar vrasjen e një personi dhe plagosjen ose vrasjen e dy personave të tjerë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, Prokuroria bën të ditur se të akuzuarit dyshohen edhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, zjarrvënie në pronën e një të dëmtuari, si dhe për ushtrim presioni, detyrimi dhe kërcënimesh ndaj personave të ndryshëm për përfitim të kundërligjshëm pasuror.

“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës mbajtjen e gjykimit në mungesë ndaj të pandehurit A.H., i cili ndodhet në arrati, vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve M.D. dhe L.D., si dhe konfiskimin e armëve dhe municionit të sekuestruar”, thuhet më tej në njoftim.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...