Pas ICC, Marco Rubio synon Dhomat e Specializuara në Hagë – thonë burimet

Përzgjedhja Jonë2 months ago6.4K Views

Goditja e dytë amerikane brenda pak ditësh – Procesi ndaj Hashim Thaçit në rrezik të madh.


Ekskluzive – Washington / Hagë

Pas paralajmërimit të ashpër të Sekretarit të Shtetit Amerikan Marco Rubio kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), burime të sigurta thonë se tani ai ka vënë në shënjest edhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas informacioneve ekskluzive, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë të rëndë masash ndaj gjithë personelit të kësaj gjykate, duke përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë.
Masat që priten:

  • Sanksione personale ndaj të gjithë punonjësve të Dhomaëve të Specializuara
  • Ndalohet hyrja në SHBA
  • Sekuestrohen llogaritë bankare dhe pasuritë
  • Tërheqje e menjëhershme e personelit amerikan nga Haga
  • Ndërprerje e financimit amerikan për gjykatën
  • Mosnjohje e juridiksionit të saj nga Washingtoni

Ky zhvillim vjen si vazhdim i linjës së fortë të Sekretarit Rubio, i cili ka paralajmëruar se Amerika nuk do të lejojë që gjykata ndërkombëtare të përdoren për të sulmuar aleatët e saj historikë, sidomos në rastin e Presidentit Hashim Thaçi.

Burime pranë administratës amerikane thonë se një gjyqtar amerikan nuk duhet të marrë pjesë në një vendim që mund të përmbysë historinë e Kosovës dhe kontributin e SHBA-së në Ballkan.

Ky veprim pritet të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për procesin në Hagë, por edhe për marrëdhëniet e ardhshme të Kosovës me institucionet ndërkombëtare.

Përditësimi po vazhdon. Burimet thonë se njoftimi zyrtar mund të vijë shumë shpejt. Gazeta Journal do të raportoi në kohë lidhur në çdo zhvillim.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...