Ramadani: Aleanca ofron platformë për shmangien e bllokadës, pa kërkuar poste

Lajme2 months ago60 Views

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Aleanca është e vetmja forcë politike që ka paraqitur një ofertë dhe platformë konkrete për të shmangur bllokadën institucionale. 

Ai theksoi se Aleanca mbetet e sinqertë në këtë situatë, duke mos kërkuar poste apo privilegje, por duke ofruar mbështetje në përfitim të shtetit dhe qytetarëve.

Sipas tij, nga kjo qasje nuk përfiton Aleanca, por bujqit, ndërmarrësit e vegjël, Prishtina me infrastrukturë të përfunduar, si dhe qytetarët që do të kenë çmime më të ulëta të rrymës. 

Ramadani u shpreh se ndërkohë që të tjerët mund të flasin për poste me ditë e javë, Aleanca ka zgjedhur të veprojë në interes të përgjithshëm

“Aleanca e vetmja që ka dhënë ofertë e platformë se si shmanget bllokada.
Aleanca mbetet e sinqerta në krejt këtë situatë.
Tjerët le të flasin për poste me orë, ditë a javë po deshën, ne ofruam mbështetjen tonë në përfitim të shtetit e popullit.
Asgjë për Aleancën. Përfitojnë bujqit, ndërmarrësit e vegjël, Prishtina, si dhe qytetarët me infrastrukturë të përfunduar e me çmime më të ulëta të rrymës.”, shkruan ai.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...