
Me thirrjet “UÇK, UÇK”, ka filluar marshi protestues në Zarë të Kroacisë, ku qindra shqiptarë janë mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Qytetarët po mbajnë flamuj kuq e zi dhe të UÇK-së.
Para protestuesve ka folur kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar drejtësi për çlirimtarët.

Edhe protestuesit kanë thirrur drejtësi për çlirimtarët.






