Artan Behrami në mbrojtje të fermerve: Pse nuk pati reagime për ndotjen e lumenjve, ndërsa për qumështin u ngrit gjithë opinioni?

Lajme2 months ago36 Views

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas debatit të krijuar për hedhjen e qumështit në lumenj nga disa fermerë, duke akuzuar pushtetin dhe opinionin publik për standarde të dyfishta.

Sipas Behramit, lumenjtë e Kosovës prej vitesh janë të ndotur dhe shfrytëzohen si gropa septike, depo mbeturinash dhe vende ku derdhen kimikale e fekale, pa pasur reagime të ngjashme.

“Në këto dy dekadat e fundit nuk kam parë reagime kaq të mëdha për ndotjen e lumenjve. Dolën disa fermerë dhe e hodhën qumështin në lumë, dhe Kosovën e mori lumi i mallkimeve ndaj fermerëve dhe lumi i nënshtrimit ndaj propagandës së pushtetit”, ka shkruar Behrami.

Ai e ka cilësuar këtë si hipokrizi, duke thënë se ndotja e vazhdueshme e lumenjve nuk ka marrë të njëjtën vëmendje si rasti i fundit me fermerët.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...