
Haxhiu bëri të ditur se gjatë vizitës është njohur nga afër me punën, organizimin dhe prioritetet e AKI-së, të cilën e cilësoi si institucion kyç për sigurinë e Republikës së Kosovës.
Ajo shprehu vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të AKI-së në mbrojtje të sigurisë dhe interesave shtetërore.
“Fuqizimi i kapaciteteve të saj dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një Republikë të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes”, ka shkruar Haxhiu.






