
Ajo ka deklaruar që qytetarët e Kosovës duhet të organizohen në protesta masive dhe të bëjnë presion që të mos merret një vendim i padrejtë në Hagë.
Në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, ajo ka thënë se të gjithë shqiptarët duhet të ngrihen në protesta.
“Prej sot duhet të ketë mobilizm mbarëkombëtar të të gjithë shqiptarëve pavarësisht bindjeve ideologjike që duhet të angazhohen dhe madje edhe të dalin në sheshe e me protesta për marrjen e vendimit të drejtë”, ka thënë Dërguti, duke shtuar se duhet bërë presion.
“Unë mendoj që duhet të ketë protesta para 16 shtatorit që t’u tregohet se këtu njerëzit nuk e pranojnë një vendim të padrejtë”, është shprehur ajo.






