AUV: Nuk është marrë vendim për mbylljen e qumështores “Vita”, janë konstatuar mospërputhje gjatë inspektimit

Lajme2 months ago25 Views

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka reaguar pas raportimeve për kontrollet e zhvilluara në qumështoren “Vita”, duke sqaruar se nuk ka marrë asnjë vendim për mbylljen e subjektit.

Sipas AUV-së, inspektorët kanë realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në subjektin që merret me përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve të qumështit, me qëllim të verifikimit të përputhshmërisë së aktivitetit me kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Gjatë inspektimit janë marrë mostra të qumështit UHT me afat të gjatë përdorimi, si dhe mostra të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat janë dërguar për analiza laboratorike.

AUV njofton se gjatë verifikimit të dokumentacionit, kontrollit fizik të objektit dhe inspektimit të linjave të prodhimit janë konstatuar mospërputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas njoftimit, operatori ushtron veprimtari të përpunimit të qumështit në bazë të autorizimit përkatës, ndërsa në objekt janë instaluar edhe linja për prodhimin e produkteve me origjinë shtazore dhe me bazë qumështi, duke përdorur qumësht pluhur, vaj palme dhe lëndë të tjera ndihmëse.

Po ashtu, është konstatuar se subjekti nuk posedon autorizim të veçantë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve me bazë yndyrash bimore dhe proteinash qumështi për qëllime të deklaruara në etiketim, ndërsa disa elemente të procesit kërkojnë vlerësim të mëtejshëm nga autoritetet kompetente.

Agjencia thekson se në këtë fazë nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e subjektit dhe se inspektimi ka konsistuar vetëm në verifikim dhe marrje mostrash.

“Vlerësimi i plotë dhe konstatimet përfundimtare do të bëhen pas pranimit të rezultateve laboratorike, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e AUV-së.

Pas përfundimit të procedurës inspektuese, subjektit i është lënë vendim për të respektuar dhe zbatuar kërkesat e legjislacionit në fuqi, ndërsa AUV ka ritheksuar se mbrojtja e shëndetit publik dhe siguria ushqimore mbeten prioritet institucional. Rezultatet laboratorike, sipas Agjencisë, do të përcaktojnë veprimet e mëtejshme administrative dhe ligjore.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...