Bedri Hamza: Bisedova me Hashim Thaçin, shpresojmë që më 16 shtator drejtësia të vihet në vend

Lajme2 months ago166 Views

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, me të cilin tha se ka diskutuar për Kosovën, familjet, miqtë dhe qytetarët që, sipas tij, nuk kanë reshtur së besuari në rikthimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Hamza tha se gjatë bisedës kanë folur edhe për pritjen e gjatë të shpalljes së aktgjykimit, duke theksuar se drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet.

“Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin Thaçi. Edhe me Presidentin, ashtu si me Kryetarin Veseli disa ditë më parë, folëm për Kosovën, familjet, miqtë tanë dhe, mbi të gjitha, për qytetarët që nuk kanë reshtur asnjë ditë së besuari në rikthimin e tyre. Folëm edhe për pritjen e gjatë për drejtësi, një pritje e rënduar nga shtyrjet e vazhdueshme të shpalljes së aktgjykimit. Megjithatë, një gjë mbetet e qartë: drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”, ka shkruar Hamza.

Ai tha se ia ka përcjellë Thaçit përshëndetjet dhe mbështetjen e qytetarëve, si dhe besimin se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend dhe ish-krerët e UÇK-së do të kthehen të lirë në Kosovë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale për krime lufte lidhur me luftën e fundit në Kosovë. Aktgjykimi për ta pritet të shpallet më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...