
Në një postim, ajo ka thënë se kjo ditë për Kosovën përfaqëson pritjen për kthimin e çlirimtarëve në shtëpi, pas një periudhe të gjatë të mbushur me pritje, dhimbje dhe, sipas saj, padrejtësi.
“Dita kur Kosova pret t’i përqafojë bijtë e saj. Pas shumë viteve pritje, dhimbje e padrejtësi, shpresojmë që më në fund çlirimtarët tanë të kthehen në shtëpi, aty ku i presin familjet, shokët dhe një popull i tërë. Ju presim me zemër plot. Mirë se vini në shtëpi, çlirimtarë! 🇽🇰”, ka shkruar Deliu.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale për krime lufte, lidhur me luftën e fundit në Kosovë. Aktgjykimi për ta pritet të shpallet më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00.






