Behrami: Vendimi i 16 shtatorit do të jetë ose festë për drejtësinë ose protestë kundër padrejtësisë

Përzgjedhja Jonë2 months ago29 Views

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar pas shtyrjes së shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “monstrum politik” dhe ka kritikuar shtetet që, sipas tij, e financojnë atë.

“TURP për çdo shtet që e financojnë Gjykatën Speciale – këtë monstrum politik. Që 16 vjet hetime, që gjashtë vjet paraburgim”, ka shkruar ai.

Behrami u ka bërë thirrje shqiptarëve që më 16 shtator të mobilizohen në Prishtinë dhe Hagë, në pritje të shpalljes së aktgjykimit.

“Më 16 shtator, Prishtina dhe Haga duhet të bllokohen nga shqiptarët në pritje të vendimit. Është në dorën e panelit gjyqësor nëse kjo do të shndërrohet në festë për drejtësinë apo në protestën e pandalshme kundër padrejtësisë”, ka deklaruar Behrami.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...