
Kështu ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.
“Është trajtuar në Qendrën e Emergjencës, ende është në observim, gjendja stabile, do të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për vazhdim të trajtimit”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, nga ky incident janë lënduar edhe një qytetar dhe pesë zjarrfikës, të cilët sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, kanë pësuar lëndime të lehta gjatë intervenimit në shuarjen e zjarrit.






