
Emri i Igballe Ikballe Huduti-Berisha u kthye sot në qendër të vëmendjes në Shqipëri pasi Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari e shpalli atë person non grata për një periudhë 15-vjeçare. Kryeministri Edi Rama publikoi foto të saj nga protesta në Shqipëri
Kush është Igballe Huduti?
Igballe Huduti e njohur edhe si Ikballe Berisha-Huduti është një teologe, islamologe, shkrimtare dhe aktiviste me origjinë nga Prizreni i Kosovës. Ajo ka studiuar letërsi dhe teologji, dhe njihet si një nga figurat më kontroverse në hapësirën shqiptare për qëndrimet e saj të forta pro-Iran shiite dhe kritikat ndaj politikës perëndimore.
Ajo dhe familja e saj kanë lidhje të njohura me Republikën Islamike të Iranit – vajza e saj Zehra Huduti ka studiuar në Iran dhe ka dhënë deklarata publike kundër SHBA-së.
Më 7 janar 2020, Policia e Kosovës, nën drejtimin e Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Prokurorisë Speciale, e arrestoi Ikballe Huduti-Berisha.
Arsyeja e drejtpërdrejtë ishte një seri postimesh në Facebook që ajo bëri menjëherë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga një sulm droni amerikan në Bagdad 3 janar 2020
Në postimet e saj, Huduti:
• E quajti Soleimanin “martir” dhe “njeri i madh”.
• Kërkoi hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
• Përdori gjuhë që autoritetet kosovare e konsideruan si nxitje publike për kryerjen e veprave terroriste.
Ajo u mbajt në paraburgim për disa ditë dhe më vonë u ngrit aktakuzë zyrtarisht. Rasti shkaktoi debat të madh në Kosovë dhe rajon, duke nxjerrë në pah ndarjet ideologjike rreth influencës iraniane në Ballkan.
Shpallja “non grata” në Shqipëri (2026)
Sot, më 25 qershor 2026, qeveria shqiptare vendosi ta shpallë atë person të padëshiruar për 15 vjet, duke e akuzuar për pjesëmarrje në protesta që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe për lidhje me propagandë ekstremiste/Gazeta Journal/






