AGK dënon sulmin ndaj ekipit të TV Dukagjini në Gjilan

Përzgjedhja Jonë3 months ago66 Views

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmin ndaj ekipit të TV Dukagjini, i cili u pengua gjatë raportimit të tij në Gjilan.

Sipas AGK-së, gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani janë sulmuar gjatë realizimit të një kronike për punimet në sheshin e qytetit. Dyshohet se një punonjës i kompanisë që po kryen punimet i ka shtyrë fizikisht dhe ua ka pamundësuar vazhdimin e punës.

“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm dhe e konsideron atë pengim me forcë të ushtrimit të punës profesionale dhe sulm ndaj lirisë së medias në vend”, thuhet në reagim.

AGK-ja i ka bërë thirrje Komunës së Gjilanit, si institucion përgjegjës për punimet, që të distancohet nga ky veprim, ndërsa organeve të sigurisë dhe drejtësisë u ka kërkuar që të veprojnë shpejt për ta vënë para përgjegjësisë personin e dyshuar.

Asociacioni ka theksuar se gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa pengesa dhe në shërbim të interesit publik.

https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/1441960861302650?ref=embed_post

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...