
Sipas njoftimit, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e një personi pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme.
“E.H. dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet tij dhe të dëmtuarit M.D., kishte planifikuar privimin nga jeta të të dëmtuarit, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimin e armës që do të përdorej për realizimin e saj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori i rastit ka kërkuar që, pas zhvillimit të procedurës gjyqësore, i pandehuri të shpallet fajtor dhe ndaj tij të shqiptohen sanksionet e parapara me legjislacionin në fuqi.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj E.H, për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”
Prishtinë, 25 qershor 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj të pandehurit E.H, për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.
Sipas aktakuzës, E.H dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet tij dhe të dëmtuarit M.D., kishte planfikuar privimin nga jeta të të dëmtuarit, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimin e armës që do të përdorej për realizimin e saj.
Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtorë dhe ndaj tij të shqiptohen sanksionet e parapara me ligj.






