Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri

Përzgjedhja Jonë3 months ago73 Views

Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri po organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në kuadër të aktivitetit “Peace Days 2026” në Austri, i cili ka mbledhur 30 të rinj nga vende të ndryshme evropiane, të angazhuar në politikë, diplomaci dhe lidership.

Sipas organizatorëve, forumi synon të krijojë një hapësirë për dialog, shkëmbim përvojash dhe ndërtim të bashkëpunimit mes gjeneratës së re të liderëve evropianë.

Gjatë dy ditëve të para janë zhvilluar diskutime dhe ligjërata mbi rolin e të rinjve në diplomacinë moderne, sfidat gjeopolitike të Evropës, pjesëmarrjen qytetare dhe fuqizimin e liderëve të rinj.

Pjesë e forumit ishte edhe profesori Valon Murtezaj, i cili në cilësinë e folësit të ftuar ndau përvojën e tij në fushën e diplomacisë, politikës së jashtme dhe proceseve integruese evropiane.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë katër ditëve në vijim me pjesëmarrjen e personaliteteve ndërkombëtare, përfshirë Manuela Kohm, zëvendësguvernatore e Austrisë së Ulët, Nico Janis, president i Forumit Rinor Evropian në Austri, si dhe profesoreshën Olga Tsaryk nga Universiteti Kombëtar i Ukrainës Perëndimore.

Organizatorët kanë shprehur mirënjohje për presidentin Christof Leitl dhe koordinatorin Dave Kock për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e kësaj nisme ndërkombëtare.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...