SQ
Artikull

Zyrtar i NATO-s dyshohet se u helmua në Shqipëri; burime britanike përmendin Vlora Hysenin dhe aktorë nga Kosova

Foto: Zyrtar i NATO-s dyshohet se u helmua në Shqipëri; burime britanike përmendin Vlora…
Screenshot

Një biznesmen me prejardhje gjermane dhe lidhje në Britani, Daniel Thomas Loitz, dyshohet se është helmuar me një agjent kimik në Tiranë gjatë vitit 2025.

Sipas burimeve, ai ka qenë kontraktor i lidhur me NATO-n në kuadër të strukturave të ushtrisë britanike dhe kishte shfaqur interes për investime në Kosovë dhe në Shqipëri që nga viti 2022. Helmimi dyshohet të ketë ndodhur rreth gushtit dhe shtatorit 2025, në territorin shqiptar.

Të njëjtat burime thonë se, përveç helmit, Loitz është përballur me bllokim të llogarive bankare dhe me pamundësi për të kryer transfertat e nevojshme për të përfunduar një pagesë në Tiranë dhe në Kosovë. Pagesa, sipas këtij materiali, lidhej me blerjen e aksioneve të gazetarit Fitim Çeku në Gazetën NewBorn.

Burimet pretendojnë se hetimet e shërbimeve dhe hetuesve britanikë e lidhin rastin me Vlora Hysenin dhe me zyrtarë në Kosovë, të cilët thuhet se kanë vepruar nën urdhrat e një shërbimi armiqësor shqiptar.

Sipas të njëjtave burime, SPAK ka zhvilluar hetime dhe ka kryer arrestime në lidhje me çështjen, ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë veprime të mëtejshme, pavarësisht provave që pretendohet se janë në dosje.

Loitz njihet publikisht si drejtor i Hokulani Limited dhe në Kosovë në dhjetor 2022, me fokus të deklaruar në kulturë, art dhe gazetari. Fitim Çeku, themelues i Gazetës NewBorn, ka folur më parë për shitjen e aksioneve te një investitor anglez dhe për vështirësi në përfundimin e pagesës.

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe as SPAK nuk e kané komfirmuar këtë zyrtarisht/Gazeta Journal/