SQ
Artikull

Mbi 430 milionë euro për armatim, Qeveria zotohet për investime mbi 1 miliard euro në FSK

Foto: Mbi 430 milionë euro për armatim, Qeveria zotohet për investime mbi 1 miliard euro në FSK

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se gjatëmandatit aktual synon të investojë mbi 1 miliardeuro në ushtri, duke theksuar se Forca e Sigurisësë Kosovës (FSK) pritet t’i arrijë dy vjet më herëtkapacitetet ushtarake të planifikuara për vitin2028.

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë mandatit të kaluarbuxheti i ushtrisë është trefishuar, ndërsa në FSK janërekrutuar 3 mijë e 220 ushtarë të rinj, duke bërë qënumri i pjesëtarëve të saj të rritet më shumë se dyfish, transmeton la

Qeveria ka njoftuar se gjatë këtij viti pritet të nisëtrajnimin edhe një gjeneratë e re e rekrutëve, mesynimin që të përshpejtohet realizimi i objektivavestrategjike për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake tëvendit.

Në kuadër të modernizimit të ushtrisë, sipas njoftimit,janë realizuar blerje të armatimit në vlerë mbi 430milionë euro.

Sa i përket pajisjeve ushtarake, Qeveria ka përmendurdronët Bayraktar dhe SkyDagger si pjesë tëmbështetjes ajrore të FSK-së, ndërsa ka bërë të ditur seushtria disponon mbi 40 lloje të armatimit të rëndë dhetë lehtë.

Në njoftim theksohet se investimet dhe shtimi i numrittë pjesëtarëve janë pjesë e përpjekjeve për forcimin ekapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe përmbushjen esynimeve strategjike të ushtrisë.

“Ushtria jonë është duke u kompletuar çdo ditë e mëshumë, e për këtë ne jemi shumë të vendosur. Synimiynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut e ushtria jonëpjesë e NATO-s”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria ka ritheksuar se forcimi i FSK-së dhemodernizimi i pajisjeve ushtarake mbeten ndërprioritetet e saj, me synimin që Kosova të ketëkapacitete më të avancuara për mbrojtjen e vendit dhetë vazhdojë orientimin drejt integrimit në NATO.

Njoftimi:

Gjatë mandatit të kaluar, u trefishua buxheti i ushtrisë. Në këtë mandat, zotimi ynë është të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri.

Kemi rekrutuar 3,220 ushtarë të rinj, duke zgjeruar radhët e Forcës sonë dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër. Pas jush kemi edhe një gjeneratë tjetër që do të fillojë këtë vit trajnimin dhe, së bashku me ta, ne po i mbërrijmë kapacitetet ushtarake që janë paraparë të arrihen në vitin 2028. Pra, kemi përshpejtuar për dy vjet realizimin e objektivave tona strategjike.

Kemi realizuar blerje të armatimit me vlerë mbi 430 milionë euro. Mbështetjen ajrore e kemi me dronat Bayraktar dhe SkyDagger ndërsa nga toka kemi mbi 40 lloje të armatimit të rëndë e të lehtë, modern e sipas standardëve të NATO-s. Ushtria jonë është duke u kompletuar çdo ditë e më shumë, e për këtë ne jemi shumë të vendosur. Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut e ushtria jonë pjesë e NATO-s.