SQ
Artikull

Ylli rrjetve sociale, Hasbulla nga Dagestani, poston foton më Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin “Respect for Republic of Kosovo”

Foto: Ylli rrjetve sociale, Hasbulla nga Dagestani, poston foton më Hashim Thaçin dhe Kadri…

Hasbulla Magomedov, personaliteti i rrjeteve sociale nga Makhachkala e Dagestanit, i njohur ndërkombëtarisht si “Mini Khabib”, është shfaqur në një postim në Facebook me mesazhin “Respect for Republic of Kosovo”, shoqëruar me flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Në fotografinë që qarkullon, Hasbulla qëndron para një makine klasike, me një fanellë të zezë ku spikat stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në të njëjtën fanellë janë vendosur portretet e ish-presidentit Hashim Thaçi, në uniformë ushtarake duke përshëndetur, dhe të ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli. Poshtë tyre lexohet shprehja “LIRIA KA EMËR”.

Hasbulla nuk është i afërm biologjik i Khabib Nurmagomedov, kampionit të papërkulur të UFC-së në peshë të lehtë. Të dy vijnë nga Dagestani dhe i përkasin të njëjtit rreth etnik avar. Khabib e ka përshkruar publikisht Hasbullën si fqinj dhe njeri që e njeh prej më shumë se dhjetë vjetësh, dhe si mbështetës të përhershëm të kampit të tij. Pas videove virale ku imitonte mënyrën e të folurit dhe të qëndrimit të Khabibit, fansat e quajtën “Mini Khabib”. Që atëherë ata janë parë së bashku në ngjarje, në kampe stërvitore dhe në përmbajtje të rrjeteve sociale.

Shfaqja e Hasbullës me simbolikën e UÇK-së e çon këtë rreth të Dagestanit, të njohur kryesisht për MMA-në, në një debat që në Kosovë është politik dhe gjyqësor.

Postimi vjen më pak se tri javë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, më 16 shtator 2026, shpallen fajtorë për krime lufte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 dhe Selimi me 13. Gjykata i shpalli të pafajshëm për akuzat e krimeve kundër njerëzimit. Të katër e kanë mohuar fajësinë dhe kanë paralajmëruar ankim/Gazeta Journal/