SQ
Artikull

Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Foto: Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Viktor Buzhala është emëruar në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Buzhala ishte kandidat për deputet nga partia e LVV-së por nuk i siguroi votat e mjaftueshme për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Buzhala për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.