SQ
Artikull

Vendoset, Çitaku u.d e kryetares së PDK-së

Foto: Vendoset, Çitaku u.d e kryetares së PDK-së

Pas dorëheqjes së parevokueshme të Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK-së, organet drejtuese të partisë kanë caktuar Vlora Çitaku si ushtruese të detyrës së kryetares.

Partia Demokratike e Kosovës në një përgjigje për Klan Kosovën ka bërë të ditur se kjo gjë tashmë është zyrtare.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet.