Themeluesi i platformës “Liria ka Emër” ka reaguar pas qëndrimit të Bashkimit Evropian për Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave.
Ai ka bërë të ditur se më 10 tetor do të mbahet protestë në Bruksel, duke thënë se BE-ja do ta marrë përgjigjen e qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës shqiptare.
“BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel. Pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë”, ka shkruar ai.
“Protestat e ‘Liria ka Emër’ nuk ndalen!”, ka thënë Tasholli.