SQ
Artikull

Tahiri: Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet

Foto: Tahiri: Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka komentuar zhvillimet politike në vend.

Ai ka shkruar një status që duket si paralajmërimin për zhvillimet e ardhshme politike.

Në profilin e tij në Facebook, Tahir ka shkruar se kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet.

“Kur Kosova beson në veten e saj, asnjë pengesë nuk është e përhershme. Ajo që duket e pathyeshme sot, nesër mund të jetë vetëm një kapitull i së kaluarës. Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet”, ka shkruar Tahiri.