SQ
Artikull

Rilind Gërvalla zgjidhet zëvendësdrejtor i RTK-së, Arta Adviu drejtoreshë e televizionit

Foto: Rilind Gërvalla zgjidhet zëvendësdrejtor i RTK-së, Arta Adviu drejtoreshë e televizionit

Bordi i RTK-së ka vendosur që Rilind Gërvalla të jetë zëvendësdrejtor i përgjithshëm i RTK-së, ndërsa Arta Avdiu është emëruar drejtoreshë e RTK1.

Vendimi është marrë nga Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e sotme.

Me vendimin e ri, Gërvalla kalon në pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së, ndërsa Avdiu do të drejtojë televizionin RTK1.

Gërvalla ka mbajtur më herët pozitën e drejtorit të kanaleve televizive të RTK-së.

Të dy emërimet vijnë pas konkursit të hapur nga Radio Televizioni i Kosovës për katër pozita të larta drejtuese, përfshirë dy pozita të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, drejtorin e Televizionit dhe drejtorin e Radios.

Konkursi ishte hapur më 18 gusht dhe ishte mbyllur më 2 shtator 2026.