SQ
Artikull

Raportuesi për Kosovën: Zgjedhjet u evituan, mezi pres ta takojë Presidenten e re

Foto: Raportuesi për Kosovën: Zgjedhjet u evituan, mezi pres ta takojë Presidenten e re

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pasi Kosova ka zgjedhur presidenten e re duke shmangur kështu zgjedhje e reja.

Terras ka shkruar se pas evitimit të zgjedhjeve, prioritete mbeten stabiliteti i institucioneve, sundimi i ligjit dhe integrimi drejt BE-së.

Ai ka thënë se mezi pret të takohet me presidenten e re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.