Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka anuluar vizitën zyrtare të planifikuar për të hënën, më 19 tetor, në Vjenë të Austrisë.
Sipas portalit austriak OTS.at, anulimi është bërë nga pala shqiptare, ndërsa Rama pritej të takohej me kancelarin austriak, Christian Stocker.
“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftim.
Anulimi vjen në kohën kur Shqipëria po përballet me protesta të tensionuara prej gjashtë ditësh, të shoqëruara me përplasje me policinë dhe sulme ndaj institucioneve.