Operacion masiv i policisë: Policia avancon me autoblinda dhe gaz për t’i larguar protestuesit nga Bulevardi

Forcat policore në Tiranë kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe të ashpër për të zmbrapsur me forcë mijëra protestues që kishin bllokuar bulevardin kryesor të kryeqytetit.
Pamjet nga terreni tregojnë vendosjen e makinave të rënda ujëhedhëse në qendër të aksit, të shoqëruara nga kordonë të dendur të zyrtarëve policorë me helmeta dhe mburoja.
Përballë autoblindave me ujë dhe forcave të rendit qëndron një masë e madhe qytetarës.
Për të thyer qëndresën e turmës, njësitë policore kanë avancuar përpara duke lëshuar sasi të mëdha gazi lotsjellës, çka e ka mbuluar gjithë hapësirën publike me tym të dendur.
Asfalti rreth zonës së përplasjes është mbushur me gurë e sende të forta, të cilat u hodhën nga qytetarët gjatë përballjes ballore me linjat policore.
Pamjet tregojnë qytetarë dhe të rinj duke vrapuar.