Që nga dita e shpalljes së aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, në Kosovë ka pasur protesta të vazhdueshme.
Sot është dita e 17-të e protestave në sheshin “Skënderbeu”, e organizatori i protestës “Jo në Emrin Tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se është ndryshuar orari i fillimit të protestës.
“Sonte, për të 17-tën natë me radhë, takohemi përsëri në Sheshin “Skënderbeu”.
KUJDES – NGA SONTE NDRYSHON ORARI!
ORA 19:00 Sheshi “Skënderbeu”
17 net rresht. Për UÇK-në. Për drejtësi.
Shihemi sonte në ora 19:00!”, shkroi në Facebook Haziri.