SQ
Artikull

Ndërpritet përsëri seanca konstituive, vazhdimi do të bëhet të dielën

Foto: Ndërpritet përsëri seanca konstituive, vazhdimi do të bëhet të dielën

Është ndërprerë përsëri vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu tha se për shkak të mungesës së PDK-së në seancë do të vazhdojë propozimet me LDK-në.

Mirëpo, shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku tha se refuzojnë të votojnë në një procedurë jo ligjore.

Përkundër se LDK vendosi të mos marrë pjesë në votim, vetë Haxhiu personalisht hapi votimin për zgjedhjen e Kujtim Shalës në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Si pasojë e këtyre veprimeve, LDK u largua nga salla, ndërkaq Haxhiu mbylli seancën.

Ajo tha se vazhdimi i seancës do të bëhet të dielën me fillim nga ora 10:00.