SQ
Artikull

Mesazhi i Shqipe Selimit para verdiktit në Hagë: Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren

Foto: Mesazhi i Shqipe Selimit para verdiktit në Hagë: Sa më të fortë në beteja, aq më të…

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, ka reaguar para vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një postimi të shkurtër, Selimi ka përcjellë një mesazh mbështetës për bashkëshortin e saj, duke shprehur bindjen për fitoren në fund.

“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!

RS’1”, ka shkruar ajo.

Verdikti për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë.