SQ
Artikull

Lidhja e Bizneseve të Kosovës në Washington, D.C.: Diplomacia ekonomike, investimet dhe partneriteti strategjik me SHBA-në

Foto: Lidhja e Bizneseve të Kosovës në Washington, D.C.: Diplomacia ekonomike, investimet dhe…

Anëtari i Bordit të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Musa Metaj, së bashku më kordinatorin e Lidhjes së Bizneseve Kosovë/ New York ,afariatin Valmir Loxhaj, zhvilluan një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington, D.C., me z. Andrew Caruso, Shef i Zyrës për Kosovën.

Ky takim përfaqëson një mundësi të rëndësishme për avancimin e komunikimit institucional dhe ekonomik, si dhe për promovimin e potencialit të Kosovës si vend për investime, zhvillim të qëndrueshëm dhe partneritete ndërkombëtare.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë konkrete të zgjerimit të bashkëpunimit në sektorët e energjisë, turizmit dhe digjitalizimit, fusha me rëndësi të veçantë për transformimin ekonomik, rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Për Kosovën, bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të mbetet vetëm në nivelin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike, por duhet të shndërrohet gjithnjë e më shumë në investime konkrete, partneritete biznesore, qasje në tregje të reja, transferim të teknologjisë dhe mundësi të reja për prodhuesit dhe ndërmarrësit kosovarë.

Në këtë drejtim, Lidhja e Bizneseve të Kosovës synon të luajë rol aktiv në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve vendore dhe partnerëve amerikanë, duke promovuar potencialin prodhues, shërbimet, burimet njerëzore dhe mundësitë investuese që ofron vendi ynë.

Kosova ka nevojë për më shumë investime, më shumë prodhim vendor, më shumë eksporte dhe partneritete që krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë. Forcimi i lidhjeve me ekonominë amerikane mund të kontribuojë në këto objektiva dhe të hapë perspektiva të reja për bizneset dhe qytetarët tanë.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës e vlerëson rëndësinë e kontakteve të tilla dhe falënderon z. Andrew Caruso për pritjen dhe bashkëbisedimin konstruktiv dhe njeherit kordinatorin Loxhaj për organizimin e ketij takimit.

Miqësia me Shtetet e Bashkuara është një vlerë e veçantë për Kosovën. Ta fuqizojmë këtë miqësi edhe përmes ekonomisë, investimeve dhe zhvillimit të përbashkët.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës – Zëri i biznesit tuaj.

Foto: Lidhja e Bizneseve të Kosovës në Washington, D.C.: Diplomacia ekonomike, investimet dhe…