SQ
Artikull

Kurti: Hamza na ka kushtëzuar me ultimatum dhe refuzon të takohet me mua

Foto: Kurti: Hamza na ka kushtëzuar me ultimatum dhe refuzon të takohet me mua

Kryeministri Albin Kurti tha se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk do bashkëpunim dhe takim me të.

Kurti tha se në takimin e mbrëmshëm kishin lënë mundësinë që të takoheshin sërish sot.

“Nga takimi i mbrëmshëm, e lamë mundësinë hapur që të takohemi edhe sot, por meqë kryetari i PDK-së, Hamza s’po do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë”, tha ai.
Kurti tha se pa takim nuk mund të ketë marrëveshje.